SPANJA
Luis Enrique ‘arsyeton’ Moratan
7 July, 2021 @16:15
Përkundër asaj se shënoi golin e barazimit ndaj Italisë, mbrëmjen e kaluar, Morata është duke u kritikuar pothuajse nga të gjitha mediat spanjolle.
Portieri italian, Donnarumma i ka pritur një penallti vendimtare sulmuesit spanjoll, Morata, pritje e cila kishte dërguar Italinë në finale të “EURO-2020”.
Por, ndryshe është deklaruar menaxheri i Spanjës, Luis Enrique pas fundit të ndeshjes, i cili kishte përgëzuar Morata-n, ngase sipas menaxherit të Spanjës, ishte sulmuesi spanjoll i cili kishte probleme me muskulin e tij të këmbës.
“Morata ka patur një problem në këmbë. Ai ka treguar personalitet dhe pavarësisht problemit e ka gjuajtur penalltinë.”, shtoi Endrique pas përfundimit të ndeshjes.
“Morata ka patur një eksperiencë të vështirë përgjatë turneut, por ka qënë gjithnjë fantastik. Ka shënuar dhe ka qenë lojtar i madh.”, ka përfunduar Enrique.