KASPER HJULMAND

Foto: Herrelandsholdet/ fb
Njëjtë, futboll proaktiv
7 July, 2021 @14:47
Trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand, në konferencën për shtyp para ndeshjes gjysmëfinale të EURO 2020 ndaj Anglisë ka thënë se ekipi i tij do të vazhdojë me futboll të njëjtë.
“Ne nuk do të ndërrojmë asgjë në mënyrën tonë të lojës. Pa dyshim. Do të mundohemi të bëjmë lojën tonë proaktive, aktraktive sa më shumë që mundemi dhe duke e ditur që Anglia do ta bëj të njëjtën, atëherë kush do të jetë mentalisht më mirë në momente të caktuara, do të jetë një hap përpara,” ka thënë ai.
Sa i përket asaj që Anglia është vendase në Wembley, kjo s’i ka bërë fare përshtypje strategut danez.
“Ne koncentrohemi në lojën tonë. Ajo do të mund të luhej kudo,” ka shtuar ai.
Danimarka, që doli nga Grupi B me vetëm një fitore, përgjatë rrugëtimit të saj në EURO2020 deri në gjysmëfinale kaloi Uellsin bindshëm 4-0 dhe Çekinë 2-1.
Sonte prej orës 21:00 Danimarka luan ndaj Anglisë dhe fituesi i përballjes të dielën e 11 korrikut do të luajë ndaj Italisë në finale të EUROs.
Danimarka është një herë fituese e evropianit.