GARETH SOUTHGATE
Fati i Gjermanisë, disa gjysmëfinale shpiejnë në finale
7 July, 2021 @14:53
Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, në konferencë për shtyp para ndeshjes së sotme ndaj Danimarkës ka folur për përgatitjen e ekipit të tij dhe fatin që mund të çojë ekipin e tij drejt finales.
Ai bile ka marrë shembull Gjermaninë, që vetëm pas disa gjysmëfinaleve ka arritur finalen.
“Turneu ka qenë i ndryshëm për ne. Lodhja sigurisht që ka qenë faktor në pjesë të dyta të ndeshjeve, por edhe dueli ku luajtëm vazhdime. Kemi qenë ekip konsistent, por tash jemi pak në një pozicion tjetër. Sidoqoftë, kemi thellësi dhe forcë në skuadër për të përballuar kundërshtarin,” ka thënë fillimisht Southgate.
“Përvoja të ndryshme kemi përjetuar gjatë këtyre viteve, veçanërisht në përgatitje para ndeshjeve të mëdha. Më kujtohet se edhe Gjermania dikur është dashur të luajë disa gjysmëfinale për të thyer akullin dhe për të arritur finalen e madhe. Tash, ky është qëllimi i ekipit tonë,” ka thënë ai.
Anglia asnjëherë në histori të saj nuk ka qenë finaliste e EUROs. Suksesi më i madh i tyre është vendi i tretë, gjysmëfinalja. Prandaj një fitore e tyre ndaj Danimarkës sot do të përshkruhej si historike.
Për të arritur në gjysmëfinale Anglia kaloi grupin me kundërshtarë si Skocia, Kroacia e Çekia, ndërsa rrugës për në gjysmëfinale eliminoi Gjermaninë dhe Ukrainën. Sonte në ëembley prej orës 21:00 i pret Danimarka, për biletën e fundit drejt finales së 11 korrikut, që luhet në ëembley. E aty fituesin e pret Italia që mbrëmë pas penalltive eliminoi Spanjën.