Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ROMA

Spinazzola deri në janar jashtë?

Foto: The Japan times

Spinazzola deri në janar jashtë?


7 July, 2021 @15:40

Ndeshja në çerek finale ishte e frytshme për kombëtarën e Italisë, por jo edhe për mbrojtësin e krahut të Italisë, Spinazzola.

Spinazzola në minutën e 79, në ndeshjen ndaj Belgjikës kishte pasur probleme me një tërheqje të muskulit të këmbës së tij, gjendje e cila po vazhdon të ekzaminohet, por që sipas shumë mjekëve ai rrëzikon të mbetët jashtë lojës së futbollit për 5-6 muaj.

Pesimist në lidhje me lëndimin e Spinazzola është edhe trajneri i skuadrës së Roma-s, Mourinho prej nga vie edhe lojtari mbrojtës.

“Mendimi im: kthimi në fushë nuk do të jetë para janarit. Do të bëhet si një blerje në merkaton e dimrit”, ka thënë trajneri i ri i Roma-s, për “Talks Sport”


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani