Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INTER

Inzaghi: Më donin me çdo kusht

Foto: Uno Official

Inzaghi: Më donin me çdo kusht


7 July, 2021 @16:30

Që nga muaji i kaluar është menaxheri i ri i skuadrës së Inter, si rezultat i ‘largimit’ të Conte, por dje ka qenë konferenca e tij e parë si menaxheri i ri i klubit të Inter-it.

Bëhet fjalë për Simone Inzaghi i cili dje u prezantua në  një konferencë për shtyp të thirrur nga klubi i Inter-it, ku është shprehur shumë entuziast për punën e cila e pret me klubin kampion së  strong>“Neroazzurrëve”.

“Ka një entuziazëm të madh për këtë aventurë të re. Unë kam motivime të mëdha. E di që do të jetë një punë e rëndësishme dhe është një sfidë e mrekullueshme. Ata menjëherë më bindën, duke më treguar brenda disa ditësh një dëshira për të më pasur mua. Stafi im e dimë që do të gjejmë një grup të fortë, një klub të fortë dhe shumë tifozë të ngrohtë që do të jenë pranë nesh gjatë gjithë sezonit”
, ishin fjalët e tij të para në konferencën e parë te “Neroazzurrët”.

Inzaghi është një menaxher shumë i suksesshëm, e si i tillë ai i nuk harron ta falënderoj edhe menaxherin parardhës të klubit të Inter-it, Conte.

“Gjeta njerëz në Inter që më bënin të kuptoja se më donin me çdo kusht. Unë e pranova këtë sfidë të re, stimuluese. Unë e di se do të ketë vështirësi sepse ne do të kemi Scudetto dhe shumë skuadra të gatshme për të luftuar. Shfrytëzoj këtë mundësi për të përgëzuar klubin dhe Conte për arritjen e këtij kampionati të shumëpritur “
, shton ai.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A