Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIQËSORE

Llapi me 4 gola në fitoren bindëse në miqësore

Llapi me 4 gola në fitoren bindëse në miqësore


2 February, 2021 @15:41

Skuadra e Llapit ka shënuar fitore me rezultat bindës në ndeshjen e radhës kontrolluese që e zhvilloi sot.

Ekipi i Tahir Batatinës e mposhti me rezultat 4-1 skuadrën e Bashkimit nga Koretini, e cila garon në Ligën e Dytë dhe është ndër pretendentet kryesore për inkuadrim në Ligën e Parë.

Goli i parë i ndeshjes erdhi nga Engjëll Hoti që shënoi në minutën 14’ me një goditje të fuqishme jashtë zone për epërsinë e Llapit, derisa Visar Zeneli pesë minuta më vonë e barazoi rezultatin nga penallti.

Në pjesën e dytë llapjanët i ndezën motorët dhe me golat e Kushtrim Shabanit (55’), Sava Gardasevic (57’) dhe Almedin Klinakut (74’) arritën deri tek fitorja.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.


 
Të gjitha lajmet nga