FA CUP
Lodhja vendos fituesin!
31 March, 2013 @22:19
Pas barazimit 2-2 në Old Trafford, Manchester United dhe Chelsea do të takohen nesër në Stamford Bridge, vetëm dy ditë pasi që zhvilluan ndeshjet e Premier League.
Sulmuesi holandez i Manchesterit, Robin Van Persie, beson se pushimi 48 orësh nuk është i mjaftueshëm para një ndeshjeje masive për shkak të rrezikut të lëndimeve muskulore që mund të vijnë për shkak të lodhjes.
“Këto ndeshje thjeshtë janë shumë afër njëra-tjetrës. Njerëzit duhet të kenë të qartë se nuk mund të presin futboll të bukur sepse nuk është e mundshme,” u ka thënë Van Persie reporterëve sot në konferencë për shtyp, një ditë para ndeshjes.
“Normalisht, në ditën e dytë pas ndeshjes, muskujt janë ende të lodhura, por ne duhet të luajmë. Është gjynah, por ne nuk mund të bëjmë asjgë për shkak se ka ndeshje të Ligës së Kampionëve në mesjavë, ndërsa Chelsea ende garon në Europa League.”
Në anën tjetër, trajneri i Chelseat, spanjolli Rafael Benitez gjithashtu ka mallkuar terminin, pasi që është dashur të bëjë tetë ndërrime dhe të humb ndeshjen e ligës ndaj Southamptonit në fundjavë.
“Kur nuk i ke dy ose tre lojtarë, duhet të menaxhoshë skuadrën. Një ditë pas ndeshjes ndihesh i lodhur. Dy ditë pas ndeshjes, ndihesh edhe më i lodhur,” ka thënë Benitez.
“Ky është realiteti. Do të jetë vështirë për çdonjërin,” ka përfunduar ai.
Chelsea dhe Manchester United ndeshen nesër në Stamford Bridge në kuadër të çerekfinales së kupës angleze, FA Cup.
Deri më tani gjysmëfinalen e kanë siguruar Manchester City dhe Wigan Athletic, ndërsa çiftet tjera që duhet të përcaktojnë gjysmëfinalistin janë: Millwall - Blackburn Rovers dhe Manchester - United.
FA CUP - ÇEREKFINALJA
1 prill, 13:30, Stamford Bridge, Londër | Chelsea - Manchester United |