MAVRAJ - AZEMI
Drejt fundosjes
31 March, 2013 @20:15
Skuadra e dy futbollistëve shqiptar, Mërgim Mavraj dhe Ilir Azemi, e cila gjendet në pozitën e fundit të tabelës në Bundesligë, ka pësuar humbjen e 16-të në këtë stinor.
Greuther Furthi kësaj radhe u mposht me rezultat 2-3 nga skuadra Eintracht Frankfurt, e cila po lufton për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.
Në të vërtetë ekipi i dyshes shqiptare e filloi mirë takimin pasi doli në epërsi në minutën e dytë me golin e Djudic-it, por pas golave të Inuit (12’), Aignerit (58’) dhe të Meierit (68’), rezultati u bë 1-3, ndërsa deri në fund të takimit vetëm turku Sercan Sararer (72’) arriti të shënojë për ta zvogëluar epërsinë e mysafirëve.
Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mavraj, ishte titullar në këtë takim, derisa Azemi nuk ishte fare në formacion.
Në ndeshja tjetër të luajtur sot në Bundesligë, ndërmjet Wolfsburgut dhe Nurnbergut, u përmbyll me rezultat të barabartë 2-2.
Rezultatet e sotshme në Bundesligë
Wolfsburg | Nurnberg | 2-2 | |
Greuther Furth | Eintracht Frankfurt | 2-3 |