SPANJË
Rama mposhtet përsëri
31 March, 2013 @18:33
Valladolid ka regjistruar humbjen e dytë me radhë në La Liga. Kosovari, Valdet Rama, ka hyrë në lojë si zëvendësues në minutën e 72-të të ndeshjes, për të evituar sadopak diçka nga rezultati 1-3, por nuk ka arritur.
Valladolid, që udhëhiqet nga serbi, Miroslav Djukic, ka kaluar në epërsi në minutën e 11-të të ndeshjes me një autogol të mysafirëve, por pjesa e dytë ka qenë katastrofale për ta, ku brenda 25 minutave të para kanë pësuar tre herë, për rezultatin që doli të jetë përfundimtari i ndeshjes, 1-3.
E kur në fushë u fut Valdeti, i cili debutoi me kombëtaren shqiptare në miqësore ndaj Lituanis, tashmë gjithçka ishte vendosur në ndeshje.
Valladolid ka mbetur në vendin e 12-të të La Ligas, derisa Osasuna ka mbetur në të 15-tën por, me gjasa të mëdha të shpëtimit nga rënia.
LA LIGA, SOT:
Valladolid - Osasuna | 1-3 |