SUPERLIGA
Trepça, mysafiri i vështirë
31 March, 2013 @17:46
Trepça 89 i afrohet Prishtinës
Trepça 89 ka shënuar fitore ndaj Dritës sot në stadiumin Riza Lushta të Mitrovicës për t’iu afruar në vetëm tre pikë kryesuesit të Superligës, Prishtinës.
Mitrovicasit kanë shënuar fitore bindëse me rezultat 2-0 me anë të golave të shënuara nga Labinot Jetullahu dhe Samir Sahiti.
Epërsia në këtë ndeshje do të kishte qenë edhe më e thelë, po të shfrytëzonte edhe penalltinë Sahiti në pjesën e parë, të cilën e mbrojti portieri i gjilanasve, Artan Latifi.
Senegalezi Ndiaye debuton me gol
Skuadra e Hajvalisë gjithashtu ka shënuar fitore sot në ndeshjen e zhvilluar në Kishnicë. Për ekipin e udhëhequr nga gjilanasi, Bekim Isufi, sot kanë debutuar transferet e tyre senegaleze dhe ka qenë pikërisht njëri prej tyre, Ndiaw Ndiaye, që ka shënuar golin e fitores në ndeshje ndaj Vëllaznimit.
Deri atëherë, epërsinë e Hajvalisë prej 1-0 e kishte anuluar Dardan Rugova me golin e tij.
Trepça, mysafiri i vetëm që kthehet në shtëpi me pikë
Llamkos Kosova e Vushtrrisë ka barazuar në ndeshje me Trepçën, që ka qenë barazimi i vetëm i ditës sotme dhe i tërë xhiros në përgjithësi, pasi që në të gjitha ndeshjet tjera, vendasit kanë shënuar fitore. Për këtë duhet përgëzuar mitrovicasit e Trepçës, që kanë qenë ekipi i vetëm mysafir i pamposhtur në këtë fundjavë.
Mposht ish ekipin e tij
Edhe Hysni Maxhuni sot ka dalë fitues në ndeshje ndaj ish ekipit të tij të njëkohshëm, Lirisë. Hysi ka shënuar fitore me rezultat 1-0, ndaj skuadrës prizrenase të fundosur në tabelë me anë të golit të vetëm të shënuar nga Përparim Livoreka.
RAIFFEISEN SUPERLIGA, SOT
Trepça 89 - Drita | 2-0 | Jetullahu 34, Sahiti 81 | |
Hysi - Liria | 1-0 | Livoreka 35 | |
Llamkos Kosova - Trepça | 1-1 | Rashica 56 - Voca 84 | |
Hajvalia - Vëllaznimi | 2-1 | Dushi 6, Ndiaye 44 - Rugova 13 |