KROACI
Shqiptarët festojnë në Zagreb
30 March, 2013 @20:11
Lideri i kampionatit kroat, Dinamo Zagreb, ka shënuar fitore me rezultat të thellë 5-0 ndaj skuadrës nga pjesa e poshtme e tabelës, Zadar.
Ndërsa dy nga 5 golat e ekipit nga kryeqyteti kroat, u shënuan nga futbollistët shqiptarë.
Sulmuesi pejan, Fatos Beçiraj, shënoi golin e tretë të Dinamos në minutën e 87’, ndërsa mesfushori Arijan Ademi në minutën e dytë të lojës shtesë e shënoi golin e fundit të ndeshjes.
Dinamo Zagreb gjendet në krye të tabelës së kampionatit kroat me 55 pikë të tubuara, duke qenë 12 pikë larg përcjellësit më të afërt.