ARSENAL
Për një vend në Champions
30 March, 2013 @18:34
Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore shumë të rëndësishme sot kundër Reading-ut, të cilën e mposhti me rezultat të thellë 4-1.
Përfaqësuesi i Bregut të Fildishtë, Gervinho, shënoi golin e epërsisë për skuadrën e tij në minutën 11’.
I njëjti futbollist realizoi edhe dy asistime në golat e Santi Cazorlas (48’) dhe të Olivier Giroudit (67’).
Reading e ngushtoi epërsinë me golin e mesfushorit Robson-Kanu (68’), rezultatin për herë të dytë e trefishoi spanjolli Mikel Arteta i cili shënoi nga pika e bardhë në minutën 77’.
REZULTATI
Arsenal - Reading | 4-1 |