BUNDESLIGA
Pikë të plota për Dortmundin
30 March, 2013 @18:14
Borussia Dortmund ka shënuar fitoren e radhës në Bundesligën gjermane. Milionerët nga Dortmundi arritën ta mposhtin Stuttgartin si mysafir duke fituar me rezultat 1-2.
Lukasz Piszczek shënoi golin e parë në ndeshje për epërsinë 0-1 të Dortmundit, ndërsa rezultati u barazua në minutën 63’ me golin e rumunit, Alexandru Maxim.
Puna për ekipin e trajnerit Jurgen Klopp u lehtësua kur qendërmbrojtësi i Stuttgartit, Neidermeier, u largua nga ndeshje pas kartonit të dytë të verdhë. Epërsinë e një lojtari më shumë në fushë e shfrytëzoi Robert Lewandowski (82’) i cili shënoi për fitoren shumë të vlefshme të skuadrës së tij.
Leverkuseni fiton bindshëm
Fitore shënoi edhe ekipi i Bayer Leverkusenit, i cili e mposhti Dusseldorfin me rezultat të thellë 1-4.
Stefan Kiessling (22’, 88’) dhe Andre Schurrle (62’, 84’) shënuan nga dy gola për Leverkusenin, derisa goli i nderit për vendasit u shënua nga autogoli i mbrojtësit Daniel Schwaab.
Xhaka e Nikçi në bankë
Mesfushori i Borussia Monchengladbachut, Granit Xhaka, dhe ai i Hannoverit, Adrian Nikçi, nuk u aktivizuan sot fare për skuadrat e tyre.
Ekipi i Nikçit shënoi fitore me rezultat 0-2 ndaj Augsburgut, ndërsa ekipi i Xhakës u mposht nga Freiburgu po me rezultat të njëjtë, 0-2.
Rezultatet e arritura sot
Augsburg | Hannover | 2-0 | |
Fortuna Dusseldorf | Bayer Leverkusen | 1-4 | |
Freiburg | Monchengladbach | 2-0 | |
Mainz | Werder Bremen | 1-1 | |
Schalke | Hoffenheim | 3-0 | |
Stuttgart | Borussia Dortmund | 1-2 |