LIVERPOOL
Në trenin e fundit
31 March, 2013 @17:22
Jordan Henderson (47’) dhe Steven Gerrard (60’) nga penalltia, kanë shënuar në pjesën e dytë të takimit për të përmbysur epërsinë e pjesës së parë të Aston Villas dhe për t’ia sjellë ekipit të tyre fitoren.
Christian Benteke, sulmuesi i ri belg, ka qenë që ka dërguar ekipin e tij, Aston Villa, në epërsi në minutën e 31-të të ndeshjes, pas asistimit të anglezit, Gabriel Agbonlahor.
Bile, belgu shënoi edhe njëherë në fund të takimit, por referi anuloi golin e tij për shkak të pozicionit jashtë loje.
Kështu Liverpooli (48 pikë) zuri trenin e fundit me këtë fitore në luftë për dy vende që dërgojnë në Ligën e Kampionëve, për të cilën po luftojnë Tottenham (57 pikë), Chelsea (55 pikë), Arsenal (53 pikë) dhe Everton (51 pikë).
PREMIER LEAGUE, SOT:
Aston Villa - Liverpool | 1-2 |