Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BAYERN SHOW

Bayerni e han hamburgerin!

REUTERS/Michael Dalder

Bayerni e han hamburgerin!


30 March, 2013 @20:31

Mbi 71 mijë shikues të pranishëm në Allianz Arena të Munihut patën rasit që të shohin 11 gola në ndeshjen Bayern Munchen - Hamburger.

Gjiganti bavarez ishte shumë superior ndaj kundërshtarit të sontëm, pasi e mposhti me rezultat të thellë 9-2, duke turpëruar plotësisht Hamburgun.

Shaqiri i hapi dyert e debaklit

E gjithë ‘sherri’ filloi nga futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, i cili shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e pestë.

Më pas erdhën edhe golat e Bastian Schweinsteigerit (19’), Claudio Pizarros (30’, 45’) dhe Arijen Robbenit (33’) për të përfunduar pjesa e parë me rezultat 5-0.

Në pjesën e dytë me gjithëse u vulos në njëfarë mënyre fituesi i takimit, bavarezët vazhduan të punojnë si një makinë e golave.

Pizarro shënoi edhe dy herë (53’, 68’) duke realizuar katër gola në këtë takim, derisa Robben (54’) dhe Ribery (76’) shënuan nga një herë.

Golat e ‘nderit’ për Hamburgun i shënuan Bruma (75’) dhe Westermann (86’).



REZULTATI

Bayern Munchen - Hamburger 9-2

 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga