ROSSONERI
Milanit i mjaftoi një gol
30 March, 2013 @21:16
Milani ka shënuar fitoren e katërt me radhë në Serie A.
Rossonerët kësaj radhe arritën ta mposhtin Chievon si mysafir me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi mesfushori italian Riccardo Montolivo, i cili e mposhti portierin Puggioni në minutën e 25’ të ndeshjes.
Mbrojtësi i Chievos, Dario Dainelli, ia lehtësoi edhe më shumë punën e Milanit për të fituar pikët e plota, pasi u ndëshkua me karton të kuq në minutën 78’.
Dy futbollistëve shqiptarë të Chievos, Samir Ujkani dhe Përparim Hetemaj, nuk iu dha rasti nga trajneri Eugenio Corini për t’u treguar në këtë ndeshje.
REZULTATI
Chievo - Milan | 1-0 |