CR7

REUTERS
‘Luaj ku të duash’
2 August, 2013 @14:15
Rëndësia e të qenit në ekip të një lojtari si Cristiano Ronaldo ka bërë që Carlo Ancelotti t’ia jep vizën portugezit që të luaj ku të dojë në fushë.
“Ai duhet të luaj aty ku do vetë. Unë nuk do t’ia ndërrojë pozitën asnjëherë. Ai është i cili do të vendos për pozitën e vetë në fushë,” është cituar të ketë thënë strategu italian nga e përditshmja spanjolle, AS.
Real Madrid mposhti sot në agim me kohën tonë, Los Angeles Galaxyn 3-1 dhe kaloi në gjysmëfinale të International Champions Cup, ku do të ndeshen me Evertonin që eliminoi Juventusin.
Cristiano Ronaldo asistoi te goli i parë i Realit, i cili u shënua nga argjentiasi Angel Di Maria, për t’u zëvendësuar në pjesën e dytë.