TITO-JUPP

REUTERS
Luftë fjalësh
1 May, 2013 @19:28
Tito Vilanova
“Ne jemi Barca dhe nuk dorëzohemi. Ende kemi 90 minuta lojë. Nuk besoj që edhe Bayern-i beson që loja ka mbaruar, edhepse ata janë në formë më të mirë. Nëse pësojmë disfatë, së paku do ta jemi kokëlartë dhe do të luftojmë deri në fund. Ne e dimë sa i rëndësishëm është Messi në ekipën tonë, sidomos kur vie tek shënimi i golave. Sa më mirë që luan ai, aq më mirë për ekipin. Por, nuk duhet ta vemë të gjithë përgjegjësinë në supet e tij, i gjithë ekipi duhet ti ndihmojë. Kryesisht, Messi do të ketë shumë për të treguar në ndeshjen kundër Bayern Münich.”
Jupp Heynckes
“Kur e përjeton një ndeshje si ajo kundër Chelsea (2012) — i kupton të gjitha pasojat. Disa klube dorëzohen, por secili në Bayern reagoi në mënyrë pozitive. Ne i bëmë ndryshimet, i nënshkruam disa lojtarë të mirë, i modifikuam disa gjëra, dhe forcuam qëndrimin e ekipit. Duhet medoemos ta konsiderojmë rivalin. E kemi filozofinë tonë të lojës dhe këtë sezonë e kemi dëshmuar që Bayern-i është ekip i madh me kualitet të lartë të futbollit. E kemi kulturën tonë dhe jemi të aftë për të shënuar gola në Camp Nou”
(Artikulli origjinal është paraqitur në Eurosport)