CAMP NOU

REUTERS/Gustau Nacarino
Për nder dhe krenari
1 May, 2013 @8:55
Në epokën e artë të tyre, katalonasit, asnjëherë më parë nuk u mposhtën edhe me rezultat edhe me lojë.
Ekipi i Jupp Heynckesit i dha një mësim Barcelonës, që shumëkush do ta kishte zili. Rezultati prej 4-0 në të mirë të bavarezëve duket i pakthyeshëm për shumëkë.
Barcelona tashmë do të luaj për nder. Nderi dhe krenaria katalonase priBtet të përgatitet edhe nga spektatorët si koreografi, derisa lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi, nuk dëshiron as ta kujtojë natën në Allianz Arena.
“Ka qenë e turpshme, të jem i sinqertë,” ka thënë Messi.
“Ishte pika ndoshta prej më të ulëtave në karrierën time dhe diçka që do të doja të mos më përsëritet asnjhërë.”
Bayern ka vazhduar stinorin shkelës duke regjistruar pikën e 84-të në Bundesligë dhe duke e rrënuar rekordin e Borussia Dortmundit për pikë të fituara në një stinor.
Përkundër se Heynckes i dha pushim 10 futbollistëve nga 11-shja e parë, Bayern përsëri fitoi në fundjavë.
Në anën tjetër, Barcelona i pushoi disa futbollistë nga 11-shja e parë dhe pritet që David Villa të nis nga minuta e parë, për t’i dhënë krah edhe më shumë sulmit katalonas.
Carles Puyol do të mungojë përsëri, mungesa e të cilit ka qenë shkaku i bombardimit ajror të Barcelonës në Munchen. Ndërsa zëvendësimi i Eric Abidalit me Marc Bartrën në Bilbao gjatë fundjavës, jep sinjale të qarta se françezi do të mund të qëndrojë në mes të mbrojtjes edhe sonte - në ndeshjen e nderit.
LIGA E KAMPIONËVE - SONTE:
20:45 Camp Nou, Barcelonë | Barcelona - Bayern Munchen | (0-4) Rez. i ndeshjes së parë | Gjyqtar kryesor: Damir Skomina (Slloveni) |
KUOTAT E WILLIAM HILL:
1 | Barcelona fiton - 1.75 | Barazim - 4.50 | Bayern fiton - 4.33 |