REAL

REUTERS/Juan Medina
Zgjimi i vonshëm
30 April, 2013 @22:31
Goli i Karim Benzemasë në minutën e 83-të dhe ai i Sergio Ramosit në minutën e 88-të u treguan tepër të vonshëm për Real Madridin - si çelës për finale.
Borussia Dortmund e cila edhe në këtë ndeshje kishte raste shumë më të mira sesa Reali për të shënuar, nuk arriti që të kalonte Diego Lopezin fantastik.
Kështu, pas dy ndeshjeve, Borussia Dortmund kalon në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, me rezultat të përgjithshëm 4-3.
Kjo është finalja e parë për ekipin e milionerëve që nga viti 1997, kur edhe e kishin fituar Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur Juventusin në finale.
LIGA E KAMPIONËVE - GJYSMËFINALJA
Real Madrid - Borussia Dortmund | 2-0 | (3-4) Rezultati i përgjithshëm | Dortmund, finalist |