SCHUSTER
Real eliminon Dortmundin
29 April, 2013 @21:34
Kampioni i Spanjës, Real Madrid, me deficit prej 4-1 nga ndeshja e parë ndaj Borussia Dortmundit, do t’i del në mejdan gjermanëve.
Përkundër se në dukje është rezultat i papërballueshëm, fuqia e Real Madridit është e madhe dhe ata janë në gjendje të bëjnë gjithçka.
Kështu mendon ish trajneri dhe mesfushori i madrilenëve, Bernd Schuster.
“Dua të jem i qartë. Nëse ka ndonjë ekip, në histori, që gjithmonë është i mundshëm të bëj rikthime të mëdha, atëherë ky është Real Madridi në Santiago Bernabeu,” ka thënë gjermani duke dhënë deklarata për mediat spanjolle, transmeton Football Espana.
Ai gjithashtu ka komentuar edhe gjasat e Barcelonës në ndeshje me Bayern Munchenin.
“Barcelona e ka shumë më të vështirë sesa Reali. Bayern deri më tani në Ligë të Kampionëve, ka pranuar 14 gola, e Barcelonës do t’i duhen 5 gola në një ndeshje. Barcelona me Messin këtë mund ta bëjë, por jo sa për të kaluar në finale,” ka thënë ndër të tjera Schuster.
Skuadrat gjermane janë treguar tepër të forta si vendase në takimet e para gjysmëfinale ndaj atyre spanjolle në Ligë të Kampionëve. Borussia Dortmund mposhti Real Madridin 4-1, derisa Bayern Munchen Barcelonën 4-0.