MELO
Edhe 24 orë
29 April, 2013 @18:28
Mesfushori brazilian, Felipe Melo, ka kaluar dy stinorët e fundit duke veshur fanellën e gjigandit turk, Galatasaray, si huazim. Klubi kuq-e-verdhë nga Stambolli ka të drejtë ta blejë kontratën e tij për 6.5 milionë euro.
Mirëpo, afati i kësaj të drejte është valid deri më 30 prill, pra nesër, ndërsa zërat nga Turqia thonë se luanët e Stambollit do ta lënë këtë afat të kalojë.
Braziliani 29 vjeç, Melo, kishte kaluar në radhët e Juventusit nga Fiorentina në korrik të vitit 2009 për 25 milionë euro. Nëse Galatasaray nuk e blen Melon brenda këtij afati, ai do të kthehet në Torino, ku sipas të gjitha gjasave do të futet në transfer listën e klubit bardhezi.