BERNABEU

REUTERS/Sergio Perez
Bileta e finales
30 April, 2013 @9:10
Futbollisti argjentinas i Real Madridit, Angel Di Maria, beson se fitorja e së shtunës ndaj Atletico Madridit u ka dhënë vetëbesim shumë të madh bashkëlojtarëve të tij para ndeshjes me Borussia Dortmundin.
Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve, ku ndeshja e parë përfundoi 4-1 në të mirë të gjermanëve, sot do të përcaktojë finalistin e parë të garës më të fortë të futbollit europian.
“Fitorja ndaj Atleticos besoni që ka dhënë ekstra motivim para ndeshjes me Dortmundin,” ka thënë Di Maria para ndeshjes së sontme.
“Ne nuk e shohim ndeshjen si të humbur pa dalë në fushë. Sonte do të tregojmë se kush është Reali i vërtetë,” foli bindshëm 25 vjeçari që shënoi golin e fitores në derbin lokal.
Real Madrid që ka nëntë tituj europian të fituar, në shtëpi është thuajse i pamposhtshëm. Ata nuk kanë humbur në Bernabeu që nga dhjetori i vitit 2011, kur i mposhti Barcelona.
Mirëpo, brengosës është fakti se skuadra e Borussia Dortmundit me Jurgen Kloppin në krye, po e njeh shumë mirë Realin. Në tre përballjet e tyre të deritashme këtë stinor, në Ligë të Kampionëve, Dortmund ka shënuar fitore dy herë derisa ka dalë i pamposhtur nga Bernabeu, duke barazuar.
Dortmund ka qenë më i mirë se Reali edhe në atë barazim, pasi që mezi Mesut Ozil kishte barazuar në minutën e 89-të të ndeshjes për t’ia shpëtuar fytyrën mbretërve.
E se Borussia është makineri që punon njëjtë, Klopp e ka treguar gjatë fundjavës, kur me dhjetë futbollistë krejt tjetër ka dalë në fushë ndaj Fortunës dhe i ka mposhtur përsëri 2-1. Sulmuesi që shënoi katër herë në ndeshjen e parë ndaj Realit, Robert Lewandowski, pastaj polaku tjetër, Jakub Blaszczykowski dhe Marco Reus - kanë qenë të vetmit që u futën disa minuta në lojë sa për të shijuar topin para se të marrin biletën për finalen e Wembleyt sonte.
LIGA E KAMPIONËVE, SONTE:
20:45 Santiago Bernabeu, Madrid | Real Madrid - Borussia Dortmund | (1-4) Rezultati nga ndeshja e parë | Gjyqtar kryesor:Howard Webb (Angli) |
KUOTAT E WILLIAM HILL:
1 | Real Madrid fiton - 1.57 | Barazim - 4.75 | Borussia Dortmund fiton - 5.50 |