KAPITENI

REUTERS/Sergio Perez
Ramos: Turp!
30 April, 2013 @23:09
Real Madrid u zgjua vonë sonte nga gjumi dhe përkundër dy golave në minutat 83 dhe 85, nuk arriti të shënojë edhe njëherë sa i duhej për të shkuar në finale të Ligës së Kampionëve.
Ata kishin humbur ndeshjen e parë në Dortmund me rezultat 4-1 dhe rezultati i sontshëm ishte i pamjaftueshëm.
“Turp. Mund të humbësh, ky është futboll. Mirëpo, nëse humbim, duhet të humbin si sonte. Ne do të duhej të luanim kështu në ndeshjen e parë. Na vjen keq prej tifozëve. Është marre të eliminohesh duke qenë kaq afër. Na kushtuan rastet e humbura në pjesën e parë,” ka thënë kapiteni i Real Madridit dhe golashënuesi i golit të dytë në gjysmëfinalen e sontme, Sergio Ramos.
Real Madrid edhe stinorin e kaluar ishte eliminuar nga një ekip gjerman në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Bayern Munchen kishte mopshtur Realin pas penalltive.