DORTMUND

REUTERS/Juan Medina
Në finale pas 15 vitesh
30 April, 2013 @22:54
Borussia Dortmund nuk vjen shpesh kaq lartë në Ligë të Kampionëve. Mirëpo, kur vjen deri aty - e fiton atë.
Pa marrë parasysh se kush është kundërshtari i nesërm i ekipit të Jurgen Klopp, verdhezinjtë nga Dortmund do të jenë më të motivuar për ta fituar atë.
Ndeshja e parë perfekte ndaj Real Madridit, ku sulmuesi polak, Robert Lewandowski, shënoi katër herë për fitoren 4-1, sonte doli të jetë vendimtare.
Dortmund në finalen e 15 viteve më parë, kishte mposhtur Juventusin në finalen e Munchenit, në stadiumin Olimpik, me rezultat 3-1, ku Karl Heinz Riedle kishte shënuar dy herë, ndërsa një tjetër Lars Ricken. Trajner i Borussia Dortmundit ka qenë tekniku i sotshëm i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld.