KEVIN

REUTERS/Juan Medina
Grosskreutz: S’mendoj finalen
30 April, 2013 @23:25
Borussia Dortmund pas dy ndeshjeve gjysmëfinale ka arritur që të jetë më i mirë se Real Madridi dhe të kalojë në finale të Ligës së Kampionëve.
Dortmund kaloi me rezultat të përgjithshëm 4-3 në finale, ndërsa mesfushori Kevin Grosskreutz, menjëherë pas ndeshjes u shpreh kështu,
“Ata na bënë shumë presiond dhe shënuan dy gola të vonshëm. Sidoqoftë, ne jemi klub i madh dhe e kemi merituar të kalojmë përpara. Nuk kam menduar ende për finalen e ëembleyt. Më leni të festojë sonte, e nesër ia fillojë të mendojë për finale,” është cituar nga faqja zyrtare e UEFA-së, Grosskreutz.
Borussia Dortmund në katër ndeshjet e zhvilluara në këtë stinor ndaj Real Madridit, ka arritur të shënojë dy fitore, një barazim dhe një humbje.