MOURINHO

REUTERS/Susana Vera
Vajton golin e hershëm
30 April, 2013 @23:42
Real Madrid përkundër humbjes poshtëruese në ndeshjen e parë nga Borussia Dortmund u eliminua denjësisht, me fitoren e mangët të sontme.
“Lojtarët kanë dhënë gjithçka nga vetja. Ishim afër. Nëse do të shënonim më heret, do të kishim edhe më shumë mundësi për të shënuar më shumë. Bernabeu (tifozëria) ka qenë fantastike sonte, ata besuan deri në fund, por ne nuk ia arritëm,” kanë qenë fjalët e trajnerit portugez, Jose Mourinho, pas ndeshjes ku ekipi i tij u eliminua në gjysmëfinale.
Kjo është hera e dytë që Real Madrid radhazi po eliminohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Madrilenët kanë rekord nëntë tituj të fituar në këtë garë dhe këtë stinor me ngulm kërkonin titullin jubilar, të dhjetin, për të cilin duhet të presin ndonjë stinor të ardhshëm.