Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

URUGUAJANI

Lugano në Premiership

REUTERS

Lugano në Premiership


3 August, 2013 @0:59

Qendërmbrojtësi 32 vjeçar nga Uruguaji, Diego Lugano, që ishte një pjesë të stinorit të kaluar si huazim në Malaga, ka arritur marrëveshje me skuadrën e West Bromwich Albionit nga Premier League. 

“Jam i lumtur që do të jem anëtar i West Bromwich Albionit për dy vitet e ardhshme,” ka shkruar vetë futbollisti në llogarinë e tij në Twitter. 

Lugano që filloi karrierën në Nacional të Uruguajit, kaloi në Sao Paulo të Brazilit, para se t’i bashkohet Fenerbahçes së Stambollit në vitin 2006. Në vitin 2011 ai kaloi në Paris St Germain, ku nuk mundi të lë gjurmë të rëndësishme për shkak të lëndimeve që i pësoi. Lugano me Uruguajin ka zënë vendin e katërt në Botërorin 2010. 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League