BARÇA

REUTERS
Premton transferin
2 August, 2013 @15:53
Barcelona ka plan që të përforcohet edhe me një futbollist para përfundimit të afatit kalimtar veror. Ky ka qenë premtimi i dhënë i Sandro Rosellit ndaj tifozëve të klubit, të cilët ishin mbledhur në Kongresin vjetor të përkrahësve të klubit.
Barcelona është duke insistuar për të blerë një qendërmbrojtës të klasit të lartë, por deri më tani ka hasur në refuzime të ashpra nga Paris St Germain për Thiago Silvan dhe Chelsea për David Luizin.