KURDISJE

REUTERS
Suspendohet Mauri
2 August, 2013 @14:27
Kapiteni i skuadrës nga kryeqyteti italian, Stefano Mauri, u intervistua disa herë pas pohimit se rezultatet e ndeshjeve Lazio-Genoa (14 maj 2011) dhe Lecce-Lazio (22 maj 2011) kanë qenë të kurdisura.
Prokurori Stefano Palazzi ka kërkuar që mesfushori i Italisë të suspendohet me katër vjet e gjashtë muaj për shkak të përfshierjes në skandal.
Gjithashtu, është kërkuar që Lazio, Genoa dhe Lecce të dënohen me marrje pikësh para fillimit të stinorit 2013/14, kanë bërë të ditur mediat italiane sot. Përveç këtyre, Lazio është dënuar edhe me 40 mijë euro gjobë.
Futbollistët tjerë janë suspenduar gjithashtu: Stefano Ferrario (gjashtë muaj), Carlo Gervasoni (dy muaj), Mario Cassano (katër muaj) dhe Alessandro Zamperini (dy vite). Ndërsa Omar Milanetto, Massimiliano Benassi dhe Antonio Rosati kanë dalë të pastër në investigimin e gjykatës së federatës italiane.