Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CITY 1-1 BURNLEY

Mahrez me hat-trickun e parë, kthen Cityn te fitoret

Foto: premierleague.com

Mahrez me hat-trickun e parë, kthen Cityn te fitoret


28 November, 2020 @19:17

Algjeriani Riyad Mahrez ka shënuar hat-trick për të kthyer Manchester Cityn te fitoret pas një paraqitjeje të jashtëzakonshme të skuadrës ndaj Burnleyt, në fitoren 5-0 [Mahrez 6, 22, 69, Mendy 41, Torres 66].

Ky ka qenë hat-tricku i parë i Mahrezit prej se u bë lojtar i Cityt, ndërsa bëhet afrikani i parë që shënon hat-trick te citizens pas 6 vitesh. Të fundit e kishte shënuar Yaya Toure në 2014.

TABELA AKTUALE

Ekipi i Pep Guardiolës nisi ditën në pozitë të 14 të tabelës, me histori në gjashtë ndeshjet e fundit me jo më shumë se një gol të shënuar për ndeshje dhe pa fitore në 2 duelet e fundit.

Me fitore, City kërcen në pozitë të tetë për momentin në PremierLigë.


 
Të gjitha lajmet nga