COUPE DE FRANCE

REUTERS
Makineria Ibra
8 January, 2014 @22:27
Suedezi Zlatan Ibrahimovic ka treguar edhenjëherë cilësitë e tij në ndeshje të lehtë për Paris St Germainin ndaj Brestit të vlefshme për Kupë të Francës.
Ibra ka shënuar hat-trick që në pjesën e parë të ndeshjes për të sjellë fitoren me rezultat përfundimtar prej 2-5 të ekipit të tij.
Me këtë fitore, Paris St Germain, ka kaluar në 32 më të mirët e Kupës, derisa aty do të takohet me ish kampionin e Francës, Montpellier.
Në golat tjerë të parisienëve kanë ndihmuar Ezequiel Lavezzi dhe Thiago Motta, derisa ndeshja ka qenë e shtyrë disa herë për shkak të motit të keq në Brest.