MEDIA
Maliqi, i vërshuar nga ofertat
16 June, 2015 @9:49
Behar Maliqi, njeriu që ka qenë shtylla kryesore e Ferronikelit në rrugë për titullin e parë kampion në histori të klubit, si dhe në mbrojtjen e trofeut të Kupës së Kosovës - është vërshuar nga ofertat.
Kështu së paku ka bërë të ditur vetë ai, në një bisedë me Kohën Ditore, transmeton kjo e fundit.
“Kam oferta nga disa ekipe nga Kategoria Superiore e Shqipërisë dhe jam duke i shqyrtuar. Nëse dakordohemi me ndonjërin me klubet, do të vazhdojë atje, në të kundërtën mbetem në Kosovë,” ka thënë ai.
Për më tepër, nëse mbetet në Kosovë, ai ka bërë të ditur se përpari ka Ferronikeli.
“Nëse vendos të mbetem në Kosovë, përparësi do të ketë Ferronikeli, përballë ekipeve tjera,” ka shtuar 28 vjeçari, që përkundër pozitës së tij qendrore në mesfushë, ka përfunduar stinorin si golashënues më i mirë i Ferronikelit në Superligë.