MALISHEVË

Malisheva angazhon ndihmësin e Kosovës U21, Alan Clark
26 August, 2021 @14:48
Skudra debutuese në Superligë, Malisheva, ka bërë të ditur para pak çastesh se ka angazhuar në klub asistent trajnerin e Kosovës U21, Alan Clark.
“Jemi të lumtur të ju njoftojmë se klubi ka arritë marrëveshje me Alan Clark I cili do të angazhohet si Drejtor Teknik i Akademisë së Klubit. Clark aktualisht shërben si asistent trajner në Ekipin Kombëtar të Kosovës U21, dhe më parë ka qenë edhe drejtor i Akademisë në Platinum Stars (SA). Presim që Clark të sjellë përvojën dhe njohuritë e tij të vlefshme si trajner profesionist në FC Malisheva,” ka bërë të ditur në njoftimin e lëshuar së fundi skuadra në fjalë.
Duke i uruar mirë se ardhje Clarkut, KF Malisheva ka ftuar gjithashtu të rinjtë që t’i bashkangjiten klubit, duke bërë ftesë për zhvillimin profesional të futbollistëve që nga moshat e reja.
Malisheva këtë stinor është duke debutuar në Superligë dhe që në ndehsjen e parë ka treguar lojë të mirë, derisa ka barazuar me kampionen aktuale, Prishtinën, 1-1.