PODUJEVË

Llapi po bën gati fushën për xhiron e tretë
26 August, 2021 @14:35
Skuadra e Llapit ka bërë të ditur sot se është duke e bërë gati fushën e stadiumit në Merdarë për ndeshjen e tretë të stinorit të Superligës, pasi që ende ka punë për të rregulluar fushën aty.
Gjithashtu, llapjanët kanë bërë të ditur edhe pse kanë krejtësisht investimet private në tri fushat që i menaxhojnë (atë të Merdarës, Dumoshit dhe “Zahir Pajazitin”) janë duke pritur mbështjetje nga institucionet lokale dhe shtetërore.
“Duke parë problematikat në ndeshjen e parë, klubi menjëherë ka filluar procedurat që fusha e stadiumit të jetë në gjendje krejtësisht tjetër për ndeshjen e javës së tretë ndaj Ferronikelit, që pritet të zhvillohet më 12 shtator,” ka bërë të ditur ndër të tjera KF Llapi në njofimin e lëshuar sot.
Kujtojmë, Llapi ka barazuar në xhiron e parë ndaj Ulpianës si vendase, derisa trajneri Tahir Batatina pos tjerash ka bërë të ditur se edhe fusha ka qenë faktor në lojën jo krejtësisht të mirë të skuadrës së tij.