Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DISIPLINORJA HAP PROCEDURË NDAJ MALISHEVËS

Malisheva në disiplinore për akuza

Malisheva në disiplinore për akuza


10 May, 2023 @16:28

Klubi i futbollit të Superligës, FC Malisheva, është futur në procedurë disiplinore për shkak të akuzave ndaj referit kryesor të ndeshjes Dukagjini-Malisheva, Mervan Bejtullahu.

Mëposhtë, lexoni hapjen e procedurës të shkruar në faqen zyrtare të Federatës, si dhe reagimet dhe ankesën e Malishevës:

”“FC ”Malisheva”. Akuzon referin kryesor të ndeshjes Mervan Bejtullahu dhe referët në VAR se janë koordinuar si dhe kanë kontribuuar për epilogun përfundimtar të ndeshjes (në dëm të FC ”Malisheva”). Sipas shkrimeve në rrjete sociale dhe media. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i FC “ Malisheva” si dhe të deponojë fakte për të cilat pretendon në Komisionin Disiplinor – shkalla e parë. Afati datë : 16.05.2023 ora 13:00.” - ka shkruar njoftimi i FFK-së.

REAGIM NDAJ GJYKIMIT TË NDESHJES DUKAGJINI - MALISHEVA Në ndeshjen e sotme mes Dukagjinit dhe Malishevës gjyqtari kryesor Mervan Bejtullahu me një referim subjektiv dhe skandaloz ndëshkoi rëndë skuadrën tonë.
Një skenë bizare ndodhi kur Mervani e përfundon ndeshjen në rastin vendimtar kur para zonës së rreptësisë faulohet ashpër lojtari ynë Drilon Hazrollaj, dhe në vend se të ndëshkoj me karton lojtarin e Dukagjinit, ai quditërisht e përfundon ndeshjen derisa ora tregonte edhe 35 sekonda lojë. Frika e tij se kjo gjuatje e lirë, nga një pozitë perfekte për të shënuar, mund të rezultonte në gol, ai merr vendimin më bizar që ka ndodhë në futbollin tonë duke e përfunduar lojën para kohe vetëm e vetëm që të mos realizohej gjuajtja e lirë.
Kjo ndeshje nuk është e vetmja ku gjykimi i Mervanit është subjektiv. Edhe në ndeshje të mëparshme ai me gjykimin e tij e ka dëmtuar rëndë skuadrën tonë. Mervani është i padëshirueshëm për Prishtinën për shkak se ka dëmtu. Ai është i padëshirueshëm për Ferizajin për shkak se e ka dëmtu, është i padëshirueshëm për Malishevës se e ka dëmtu!

Një gjë tjetër që ka qenë shumë evidente sot ishte koordinimi i referit kryesor me asistentët e tij dhe referin në VAR. Dukej se gjithçka ishte e përgatitur dhe me skenar për të nxjerrë rezultatin e dëshiruar për ta.
Lidhur me ndeshjen e sotme klubi do të bëj ankesë zyrtarë në FFK ndaj gjyqtarit Mervan Bejtuallahu dhe asistentëve të tij. Përveç që e dëmton futbollin, sjellja e Mervanit ka ngjallur indinjatë edhe të tifozët tanë dhe opinionin e gjerë në Komunën tonë përfshirë edhe zyrtarë publikë. Duke parë reagimet në opinion pas ndeshjes së sotme FC Malisheva nuk garanton për sigurinë fizike të Mervan Bejtullahut dhe trupit gjykues të takimit të sotëm.
Në videon më poshtë është vetëm një rast, nga shumë e shumë raste të tjera që tregon qartë lojën marciale të Dukagjinit të cilët nuk ndëshkoheshin, por në fakt inkurajoheshin nga referi.” - ka shkruar reagimi i Malishevës pas ndeshjes.

 

FC Malisheva deponon Ankesë në FFK, kundër Mervan Bejtullahut. Sot, klubi ka deponuar një ankesë në FFK, kundër referit Mervan Bejtullahu të ndeshjes Dukagjini – Malisheva, e cila u zhvillua fundjavën e kaluar, i cili me vetëdije të plotë, pa etike dhe llogaridhënie profesionale dhe pa përgjegshmëri personale, shkaktoi skandalin e tij të radhës duke dëmtuar rëndë skuadrën tonë me referimin e tij skandaloz, duke prishë imazhin e FFK-së dhe duke kriminalizuar futbollin tonë.
Po ashtu, ne planifikojmë të bëjmë ankesë në organet disiplinore të UEFA-s. Derisa Mervan Bejtullahu bartë emblemën e UEFA-s, është e drejtë e jona që me ankesë t’i drejtohemi UEFA-s dhe është përgegjësi e UEFA-s që të shqyrtohet rasti që ne do të ndërtojmë kundër Mervan Bejtullahut.
Mervan Bejtullahu duhet të ndalet, jo për hirë të FC Malishevës, por për hirë të futbollit në përgjithësi. Ne jemi të vendosur që të ankohemi në çdo instancë të UEFA-s lidhur me skandalet e qëllimshme të Mervanit për gjatë tërë kampionatit, jo vetëm për ndeshjen e fundit. Jemi duke mbledhur dëshmi, argumente dhe videoincizime të cilat pasqyrojnë realisht veprimet e Mervan Bejtullahut gjatë referimeve te ndeshjeve dhe do të deponohen në UEFA
.
Turpi s’ka brina!” - ka shkruar FC Malisheva më 8 maj, në llogarinë e ekipit në Facebook.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga