Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRAJNERI I TRETË KËTË STINOR

Malisheva zyrtarizoi Bylbyl Sokolin trajner

Malisheva zyrtarizoi Bylbyl Sokolin trajner


18 January, 2023 @23:05

Ekipi i Malishevës ka zyrtarizuar trajnerin e tretë për këtë stinor në Superligë. Pas ndarjes me Arsim Thaqin dhe së fundi, papritur edhe me Sami Sermaxhajn, ekipi nga Malisheva ka zyrtarizuar siç u përfol ditë më parë, trajnerin e njohur, Bylbyl Sokoli.

“Bylbyl Sokoli është padyshim njëri nga trajnerët më të mirë në Kosovë. Ka një përvojë impresive ku ka menaxhuar Top Klubet Kosovare si Prishtina, Gjilani e Llapi,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i ekipit të Malishevës.

TABELA AKTUALE

Sokoli 64-vjeçar në deklaratën e dhënë për mediat ka thënë se synon që ta shpëtojë Malishevën në Superligë, pa pasur nevojë për ndeshje barazhi! Që lë të kuptohet se ekipi do të kërkojë minimalisht pozitën e shtatë në renditje tabelare të Superligës në fund të stinorit.

Malisheva mbylli vjeshtën në Superligë me 19 pikë në pozitë të tetë, ndërsa regjistroi 5 fitore, 4 barazime dhe 9 humbje. Drenica mbi ta ka një pikë më shumë, ndërsa Trepça’89 nën ta, ka pikë të njëjta si Malisheva.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga