Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Manchester United pranë shitjes rekorde!

Manchester United pranë shitjes rekorde!


Teksti: BBC; Përkthimi: TopSporti.com

23 March, 2023 @1:37

Pronari i Ineos, Sir Jim Ratcliffe dhe bankieri nga Katari Sheik Jassim do të bëjnë një ofertë edhe më të mirë për të blerë Manchester Unitedin pasi që është zgjatur afati për pranimin e ofertave të blerjes së klubit.

BBC Sport ka bërë të ditur se ofertues tjerë veçse kanë dorëzuar ofertat, por asnjëri nuk është bërë publik ende pos sheikut Jassim dhe britanikut Ratcliffe. Nuk dihet kur do të jetë afati i fundit i radhës për hapjen e ofertave.

Ineos dëshiron të blejë pjesën e familjes Glazer që ka rreth 69% të aksioneve të klubit, kurse sheiku po synon 100% të klubit! Të dyja palët janë takuar me zyrtarë të Manchester Unitedit në fillim të muajit mars.

Old Trafford

BBC Sport gjithashtu ka mësuar se drejtuesit e lartë të Manchester Unitedit kanë takuar tetë investitorë të ndryshëm në 10 ditët e kaluara, përfshirë këtu edhe dyshen e përmendur.

Shuma e saktë e ofertave nuk është e qartë ende, por sipas disa raportimeve pjesa më e madhe e të interesuarve nuk kanë dhënë mbi 5 miliardë funta, derisa Glazers kanë vlerësuar klubin deri në 6 miliarë funta.

Pronarët aktual të familjes amerikane Glazer kanë thënë në nëntorin e kaluar se po konsiderojnë shitjen e klubit. Sheik Jassim është kreu i bankës katariane QIB dhe djali i kryeministrit të Katarit. Ai njihet si tifoz i flaktë i Manchester Unitedit. Në anën tjetër Ineos në pronësi të 70-vjeçarit Sir Ratcliffe ka histori investimesh në ekipe futbolli si Nice në Ligue 1 dhe Lausanne në Superleague të Zvicrës. Ratcliffe ka partneritet edhe me ekipin e Formula 1 Mercedes, ndërsa ka marrë edhe ekipin britanik TeamSky në çiklizëm.

Në ditët në vijim pritet të shihen zhvillimet tjera në lidhje me rekord-kampionin e Premier Ligës, Manchester United.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League