Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LA LIGA

Mandi afër Villarreal

Foto:Google

Mandi afër Villarreal


29 April, 2021 @13:18

Epoka e Aissa Mandi në Real Betis po vjen drejt fundit. Pas shumë përpjekjesh për të arritur një marrëveshje thuhet se ai po përgatit largimin e tij për në Villarreal.

Hera e parë që Betis kontaktoi Aïssa, për të negociuar rinovimin e tij ishte pothuajse dy vjet më parë. Një ndryshim i agjentëve fillimisht vonoi negociatën, që më pas u ndërpre nga vetë futbollisti, e tash lojtari pritet që të shkojë në Villarreal.

Ai do t’i japë fund një epoke që filloi në verën e vitit 2016, kur Betis, i udhëhequr nga Miguel Torrecilla, nënshkroi me të për 2.8 milionë euro.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga