LIGA E KOMBEVE
Maqedonia V - Kosova në qershor!
17 March, 2020 @14:45
Në pritje të konfirmimit zyrtar të UEFA-së, burime nga FSHF-ja kanë bërë të ditur se ndeshjet ndërkombëtare të muajit mars janë shtyer për qershor 2020.
Me këtë, kuptohet që dueli mes Maqedonisë Veriore dhe Kosovës do të zhvillohet në muajin e gjashtë të këtij viti, për shkak të pandemisë coronavirus.
Gjithsesi, duhet pritur zyrtarimin e datës së saktë nga UEFA, që pritet t’i nënshkruajë të gjitha dokumentet për vendimet e mara sot, për të përcaktuar datën përfundimtare - gjithnjë, duke llogaritur se deri atëherë, zbutet coronavirusi.