STAR OF THE GAMEWEEK XVII
Marko Simonovski (KF Drita), Ylli i javës (17)
6 December, 2021 @14:11
Sulmuesi i Dritës, Marko Simonovski, është shpallur lojtari më i mirë i Xhiros XVII të Superligës së Kosovës, duke e marrë çmimin Ylli i javës.
Kjo është hera e parë që Simonovski e merr këtë çmim në Superligë, ndërsa ka qenë njeriu që zgjodhi derbin Prishtina-Drita, duke shënuar për fitoren e gjilanasve.
Përndryshe, ky është çmimi i dytë këtë stinor për lojtarët e Dritës, pasi që pas Ardit Tahirit që mori këtë çmim në Xhiron III ky bëhet i dyti.
Shkupjani 29-vjeçar shënoi me kokë në fitoren e Dritës ndaj Prishtinës, ndërsa ky ka qenë goli i pestë i tij këtë stinor në Superligë në përgjithësi.