NICE

REUTERS
Marseille mposhtet përsëri
18 October, 2013 @23:20
Skuadra e Olympique Marseille ka regjistruar edhe humbjen e tretë me radhë në të gjitha garat duke u mposhtur sonte nga skuadra e Nice 1-0.
Ekipi i Elie Baup, assesi nuk ka arritur te goli derisa argjentinasi Dario Cvitanich ka shënuar për vendasit në stadiumin Allianz Riviera për fitoren e Nice-së me ç‘rast kanë barazuar pikët me kundërshtarin e tyre të sotshëm.
Me këtë disfatë, Marseille ka mbetur edhe një hap prapa dyshes kryesuese Monaco dhe Paris St Germain, duke çaluar tani për katër pikë dhe me një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Në anën tjetër kjo është fitorja e tretë me radhë për Nice-në në shtëpi.
Tabela aktuale dhe ndeshjet tjera.