DERBI

REUTERS
Pjanic shkëlqen, Roma vazhdon me fitore
18 October, 2013 @23:06
Miralem Pjanic, boshnjaku që vite më parë erdhi te Roma nga Olympique Lyon me dy golat e tij, ka qenë yll i ndeshjes së sontme në derbin e xhiros së nëntë të Serie A-së në Olimpico.
Roma ka mposhtur Napolin, përcjellësen kryesore, me dy golat e Pjanicit. Pjanic të dyja golat i ka shënuar nga ‘topat e vdekur’.
Të parin, maestralisht, nga gjuajtja e lirë në sekondat e fundit të pjesës së parë, ndërsa të dytin nga penalltia në pjesë të dytë.
Me këtë fitore Roma ka vazhduar serinë perfekte në Serie A, duke e regjistruar edhe fitoren e tetë nga tetë ndeshje të zhvilluara duke mbledhur 24 pikëshin maksimal - që është rekord në ritje i klubit gialoross nga kryeqyteti italian.
Për Napolin si startues është parqitur Valon Behrami, që ka qenë në fushë për 90 minuta, derisa nga minuta e 82-të është inkuadruar edhe Blerim Xhemajli, por pa ndonjë ndikim në rezultat.
Njëkohësisht, kjo është humbja e parë për napolitanët këtë stinor në Serie A, pas tetë xhirove të zhvilluara.
Tabela aktuale dhe ndeshjet e radhës.