Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHTYLLA E KOMBËTARES

Mavraj afër stërvitjeve

BOROZANI/D.S.

Mavraj afër stërvitjeve


23 September, 2015 @19:01

Shtylla e mbrojtjes së kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, që u lëndua muaj më parë dhe u desht që të operohet është shumë afër rikthimit. 

“Ai është në momentet e fundit para rikthimit në stërvitje me shokët e skuadrës,” ka bërë të ditur ekipi i Kolnit në një njoftim për lojtarin me origjinë nga Istogu. 

Mavraj 29 vjeç, është pranë stërvitjes së parë me Kolnin, ndërsa ka edhe 15 ditë afat për të qenë gati për ndeshje me Serbinë. 

“Gjithçka po shkon sipas planit. Jam mirë dhe brenda 2-3 javëve do të jem plotësisht gati,” ka thënë vetë Mavraj në një emision të pasqyruar nga Sky. 

Mavraj nuk ka qenë pjesë e kuqezinjëve që nga fitorja ndaj Armenisë 2-1 në Elbasan Arena. 


 
Të gjitha lajmet nga