BUNDESLIGA
Mavraj e Azemi në Bundesliga2
6 April, 2013 @21:35
Borussia Monchengladbach ka mposhtur Greuter Furthin sot 1-0, për t’ua vulosur atyre rënien nga elita e futbollit gjerman.
Teorikisht, vetëm gjashtë fitore nga gjashtë ndeshje dhe asnjë pikë e Fortuna Dusseldorf dhe Werder Bremen në këto gjashtë xhiro do t’i mbante ata në elitë - gjë që është e pakapshme për Greuter Furthin për të mbetur në ligë.
Në fakt, posa është futur Granit Xhaka në lojë në minutën e 72-të, pas vetëm dy minutash ka shënuar ekipi i tij golin e fitores.
Në anën tjetër, Mërgim Mavraj është zëvendësuar në minutën e 56-të, pasi që trajneri kërkonte të sulmonte me çdo kusht, e Ilir Azemi u fut në minutën e 80-të për të kërkuar barazimin, por më kot. Greuter Furthin vetëm fuqia mbinatyrore mund të shpëtojë nga rënia në Bundesliga 2.