SERIE A
Juvucinic mposht Pescarën
6 April, 2013 @20:15
Zonja e vjetër nga Torino, në saje të sulmuesit malazias, Mirko Vucinic, që është ndezë në 20 minutat e fundit të takimit ka shënuar fitore 2-1 ndaj Pescarës, së fundit në tabelë.
Vucinic ka shënuar nga penalltia në minutën e 72-të dhe pak më vonë në të 78-tën për t’i dhënë epërsinë dygolëshe ekipit të tij, që ka rezultuar të jenë golat e fitores.
Pescara e cila pas penalltisë së Vucinicit, mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi që Giuseppe Rizzo u ndëshkua me të kuqe, ka arritur të shënojë në minutën e 83-të, nëpërmjet Emmanuel Casciones, për të përcaktuar rezultatin përfundimtar të ndeshjes 2-1.
Me këtë fitore Juventus ka ngritur kuotën e pikëve në 71 dhe gjindet në pozitën e parë të tabelës së Serie A-së, derisa Pescara, me 50 pikë më pak ka marrë drejtimin e sigurtë drejt Serie B-së.
SERIE A, SOT
Juventus - Pescara | 2-1 |