Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MBROJTËSI

Mavraj, optimist për rikthim

BOROZANI/D.S.

Mavraj, optimist për rikthim


30 July, 2015 @8:57

Vetëm edhe gjashtë javë i duhen Mërgim Mavrajt për t’u rikthyer në fushë. Koha e vështirë po kalon dhe shtylla e mbrojtjes kuqezi ka qenë optimist në një bisedë me Bildin gjerman lidhur me rikthimin e tij në fushë. 

Me çdo llogari, Mavraj e ka të pamundur rikthimin ndoshta për ndeshjet e shtatorit, ndaj Danimarkës dhe Portugalisë për përfaqësuesen, por pritet që në gjysmë të shtatorit të jetë plotësisht gati, që do të jetë ndihmesë për ndeshjet e tetorit të kuqezinjëve, ndaj Serbisë e Armenisë. 

Mavraj u operua në qershor dhe ende është duke lëvizur me ndihmë të patericave. Mbrojtësi 29 vjeç i Kolnit po stërvitet 5-6 orë në ditë për rikthim të shpejtë. 


 
Të gjitha lajmet nga