2KORRIKU-VUSHTRRIA
Maxhuni e Osmani sjellin 3 pikë nga Prishtina për Vushtrrinë
16 September, 2017 @18:03
Vushtrria ka shënuar fitore si mysafir sot në Ligën e Parë, duke e mposhtur 2 Korrikun në Prishtinë me rezultat 1-3.
Kanë qenë Daut Maxhuni (me 2 gola) dhe Labinot Osmani që kanë sjellë fitoren për ish-kampionin e Kosovës që tash po kërkon kthimin në Superligë.
Me këtë fitore, Vushtrria ngritet në kuotën e 10 pikëve pas 5 xhirove, ndërsa 2 Korriku ka pësuar humbjen e tretë dhe mbetet në 6 pikë.