Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA'89 - LIRIA

Mba vazhdon serinë, ‘89-shi tregon fuqinë ndaj Lirisë

Mba vazhdon serinë, ‘89-shi tregon fuqinë ndaj Lirisë


1 April, 2022 @17:02

Sulmuesi i ri i Trepcës’89, Christian Mba, ka shënuar dy herë për t’i dhënë ecurinë për fitore të lehtë ekipit të tij ndaj Lirisë së Prizrenit, për triumfin 4-1 [Christian Mba 42, 50, Egzon Elshani 68, Ardian Muja 90+2 - L. Vitija 90+1]. Mba kishte shënuar edhe në fitoren e kaluar të ekipit.

Rezultati nuk ka lëvizur Lirinë nga pozita e dytë, por kjo që nesër mund të bie pas ndeshjeve tjera të ekipeve që po luftojnë për pozitë të dytë.

TABELA AKTUALE

Në anën tjetër, mitrovicasit me golin e shënuar nga afrikani në fund të pjesës së parë dhe fillim të pjesës së dytë kanë dominuar takimin dhe kanë treguar fuqinë përballë kundërshtarëve në Ligën e Parë Grupi A, për të bërë dallimin aktual prej 12 pikëve ndaj përcjellësit të parë.

Trepça’89 e Shpëtim Idrizit po kthehet me hapa të sigurt drejt Superligës. Ndërkaq Liria ka vazhduar me pranim të golave thuajse në secilën ndeshje me trajnerin e ri të ekipit Granit Begolli (pos me Phoenixin) dhe kështu ka regjistruar humbjen e dytë nën drejtimin e tij, në gjashtë ndeshjet e zhvilluara na kampionat.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë