Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUEDIA 0-1 FRANCA

Mbappe i jep fitoren kampionëve të Botës

Foto: uefa.com

Mbappe i jep fitoren kampionëve të Botës


5 September, 2020 @23:01

Kampionia aktuale e Botës, Franca, ka arritur që të shënojë fitore në përballjen e parë të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve, duke e mposhtur Suedinë jashtë 0-1.

Franca duhet të jetë falenderuese për gjindshmërinë e lojtarit më të mirë të tyre Kylian Mbappe, që nga afërsia ka gjetur portën e Robin Olsenit (41’) për t’ia dhënë fitoren ekipit.

Krejt kjo do të dukej ndryshe, por në fund të ndeshjes sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann ka dështuar të shënojë nga penalltia në minutat shtesë të ndeshjes, duke e gjuajtur topin mbi portë.

TABELA E LIGËS A, TË GJITHA GRUPET

Selektori suedez Janne Andersson ka provuar gjithçka në pjesë të dytë për të barazuar, por nuk e ka arritur assesi të gjejë portën e kapitenit francez Hugo Lloris.

Andersson inkuadroi Dejan Kulusevskin, John Guidettin dhe Ken Seman në pjesë të dytë, në 20 minutëshin e fundit të ndeshjes - por ndërrimi në rezultat nuk erdh dhe kështu francezët kthehen në shtëpi me gjah të plotë nga Suedia.

Përballja e radhës e sheh Francën ndaj Kroacisë, ndërsa Suedia pret Portugalinë.


 
Të gjitha lajmet nga